Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar ushtrim kontrollesh në paraburgimin e Vlorës.
Urdhri është dhënë nga drejtori Adriatik Kupi, në vazhdën e kontrolleve që po kryhen në çdo IVEP me qëllim sekuestrimin e sendeve të paligjshme që mund të ndodhen në ambientet e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Kontrollet u kryen nga 70 forca operacionale dhe nuk janë gjetur sende të paligjshme.
Kontrolle pritet të ushtrohen më vonë edhe në IVEP Fier, ku do të kontrollohen qelitë dhe hapësira të tjera ku qëndrojnë të burgosurit dhe të paraburgosurit./abcnews.al


