Policia do të vendosë gjoba me dron, Lleshaj i prerë: Për kë vlen zgjerimi i fashave të orareve

schedule12:00 - 13 Prill, 2020

schedule 12:00 - 13 Prill, 2020

Qeveria ka njoftuar lehtësimin e masave ndaj koronavirusit në vend duke e zgjeruar afatin e lëvizjes dhe mbajtjes hapur të disa bizneseve deri në orën 17:30.

Në një dalje për mediat, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj theksoi se zgjerimi vlen vetëm për ata që shkojnë dhe kthehen nga puna si edhe qytetarët që dalin për të blerë dhe jo të tjerët.

Policia pritet të vendosë gjoba të majme për ata që shkelin rregullat, ndërsa monitorimi do të bëhet edhe me dron.

Policia ka në dispozicion 50 dronë për të monitoruar gjithë vendin.

“Zgjerimi i fashës së orareve jep mundësi për ata që shkojnë në punë dhe ata që shkojnë për të blerë.

Zgjerimi është për një destinacion, ose për punë ose për të blerë. Kush gjendet jashtë këtyre kushteve do të ndëshkohet nga policia shumë rëndë.

Në shërbim të kësaj do të futen në shërbim një numër dronësh inteligjentë që do të bëjnë monitorimin e situatës.

Ftoj qytetarët për bashkëpunim, siç kanë bërë deri tani. NUk duhet keqkuptuar zgjerimi i fashës së orareve”, tha Lleshaj në një dalje për mediat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!