Policia, detaje nga vrasja e Devi Kasmit/Dyshohet për trafik kokaine në Spanjë

schedule09:19 - 30 Janar, 2018

schedule 09:19 - 30 Janar, 2018

Policia e Tiranës gjeti rreth 2.8 kg kokainë dhe një armë zjarri në banesën e Devi Kasmit, që u ekzekutua ditën e djeshme. Viktima e atentatit, Devi Kasmi dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës në Spanjë, ku kishte jetuar disa vite.

Policia e mbajti të siguruar vendngjarjen deri në mëngjesin e sotëm ku u bë këqyrja me dritë natyrale. Policia gjeti dhe sekuestroi gjithsej 9 gëzhoja. Në vendngjarje u gjetën dhe 2 pistoleta. Njëra në çantën e supit të viktimës dhe tjetra shumë pranë trupit të tij. Të dy armët kanë qenë me fishekë dhe janë çuar në laborator.
41 vjeçarit Devi Kasmi iu bë atentat sapo doli nga pallati. Para pallatit qëndronte motori me 2 persona dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar.

Kasmi rezulton i shpallur në kërkim në vitin 2010 për veprën penale të falsifikimit, pasi ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg. Më 2014 ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim.
Kasmi nuk rezulton të jetë marrë me aktivitete të paligjshme në Shqipëri, por në Spanje ku ka jetuar për shumë vite.
Ka dyshime se ai ka tentuar të vrase Domart Konjarin në Spanjë. Por Konjari u plagos me 5 plumba dhe mbijetoi.

/abcnews.al