Policia del në rrugë me makina pa logo, kapen mat katër shoferë me shpejtësi deri në 151 km/h

schedule09:28 - 5 Gusht, 2021

schedule 09:28 - 5 Gusht, 2021

Pasditen e djeshme deri në mesnatë policia është vendosur në rrugën Tiranë-Elbasan duke kontrolluar automjetet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se kontrollet e shpeshta duket se kanë sjellë ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve dhe në më shumë se 4 orë kontrolle janë konstatuar vetëm katër drejtues mjetesh me shpejtësi nga 135km/h deri në 151 km/h.

“Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan dhe , në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Monitorimi i pandërprerë me Radar dhe kontrolle të shtura me patrulla të lëvizshme duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera e aparatë fotografikë, po sjell përditë e më shumë sensibilizim e ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Prej orës 19:00 deri në orën 23:55, janë evidentuar vetëm 4 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi duke filluar nga 135km/h deri në 151 km/h, të cilët janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës falenderon të gjithë ata drejtues mjetesh dhe këmbësorë që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë ndërgjegjësim dhe kontribut të përbashkët për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 cdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia. m.v/abcnews.ak

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!