Policia e Tiranës ka hequr 120 patenta gjatë ditës së djeshme ndaj shoferëve që guxuan të shkelnin urdhrin për të mos lëvizur me makina pa autorizim në rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, siç raporton gazetarja Xhensila Kodra gjatë ditës së djeshme janë bllokuar edhe 25 makina.
Gjatë ditës së djeshme janë ndëshkuar 745 shoferë në rang vendi, ndërsa janë arrestuar 5 për shkak se u kapën duke drejtuar makinën pa autorizim dhe të dehur. /abcnews.al