Policia arreston 45-vjeçarin, tentoi të vriste me armë zjarri shkodranin

schedule14:52 - 17 Shkurt, 2020

schedule14:52 - 17 Shkurt, 2020

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi synohet se ka plagosur me armë zjarri 62-vjeçarin me iniciale XH.V, banues në Shkodër.

Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Shkodër u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. L., 45 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 466, datë 08.05.2018, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al