Policia ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë, një 50-vjeçar banues në Vlorë, ka rënë në pranga për shkak se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu Policia bën me dije se është arrestuar 58 vjeç, banues në fshatin Vllahinë, pasi dyshohet se ka mbjedhë disa fidanë kanabiss. Po ashtu është arrestuar edhe 53 vjeç, banues në Sarandë, të cilit i është gjetur në xhep një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion
Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas në fushën e dhunës në familje si dhe asaj narkotike.
Arrestohet shtetasi V. L., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën e lagjes së tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, kur kjo e fundit ka qenë e pajisur me Urdhër Mbrojtje.
—-
Arrestohet shtetasi R. B., 58 vjeç, banues në fshatin Vllahinë, Selenicë, pasi shërbimet policore kanë evidentuar disa fidanë të dyshuara kanabis sativa, të mbjella në afërsi të stanit të tij në fshatin Vllahinë, për të cilat ky shtetas dyshohet të jetë autor.
—-
Arrestohet në flagrancë shtetasi I. J., 53 vjeç, banues në Sarandë, pasi këtij shtetasi gjatë kontrollit personal që i është ushtruar në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kranesë”, iu gjet në xhep një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/