Policia aksion në rrugët e Vlorës, momenti kur shoferët e alkoolizuar kapen “mat”

schedule13:21 - 22 Qershor, 2022

schedule 13:21 - 22 Qershor, 2022

Në 48 orët e fundit janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në Vlorë, njëri pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Policia rrugore e Vlorës njofton gjithashtu se gjatë një jave janë pezulluar 17 leje drejtimi, nga të cilat 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1255 masa administrative, nga të cilat:
– 9 masa për tejkalim shpejtësie;
– 107 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 80 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 13 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 100 masa për parakalime të gabuara;
– 363 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
– 583 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat vertikale e horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe të moderojnë shpejtësinë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!