Policia aksion “blic” në Bradashesh, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje

schedule19:12 - 27 Janar, 2021

schedule 19:12 - 27 Janar, 2021

Policia ka ushtruar mbrëmjen e sotme disa kontrolle të befasishme në disa lokale në Bradashesh.  Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC se këto kontrolle kanë për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve në pranga u vu një 27-vjeçar i cili kërkohej për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

I arrestuari është Xh. M., banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.  I riu më 10 janar është është konfliktuar për motive të dobëta me M. M., 33 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan dhe e ka goditur atë me thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al/