Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Polici ndërron jetë disa ditë pas aksidentit në Kuçovë

schedule11:16 - 25 Korrik, 2018

schedule 11:16 - 25 Korrik, 2018

Vetëm 10 ditë pas aksidentit të rëndë në Kuçovë, efektivi i Policisë Rrugore të qarkut Berat, Mylsym Bakerri, ka ndërruar jetë. Bakerri ishte në krye të detyrës me mjetin e policisë duke patrulluar në aksin Ura Vajgurore-Kuçovë, kur u përplas me një mjet tjetër, tip Volkswagen.

Pas përplasjes, të dyja mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan në kanal. Efektivi u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Nga aksidenti i 14 Korrikut mbeti i plagosur edhe një efektiv tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!