Pogradeci, prokuroria “ngre duart” lart/ “Prokurorët janë të pavarur, aktivitetin e tyre e kontrollon vetëm gjykata”

schedule17:50 - 20 Gusht, 2024

schedule 17:50 - 20 Gusht, 2024

Nisja e hetimeve per Vrasjen e Egli Proges ne 10 gusht ne Pogradec, shenoi nje deshtim dhe skandal ne prokurorine e Korces. Policia e Pogradecit e referoi ngjarjen për “Vrasje me dashje” ndaj shtetasit Denis Meçe që dhunoi 42-vjeçarin Proga, por prokuroria Vasjana Postol, duke mos marrë parasysh referimin e policisë I regjistroi hetimet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Disa dite pas kerkeses se ABC News per informacion lidhur me masat e marra ndaj prokurores se Korces qe ndryshoi vepren penale ende pa nisur hetimet, Prokuroria e Përgjithshme është përgjigjur zyrtarisht, se nuk mund të ndërhyjë në veprimet hetimore. Organi qendror i akuzes dorezohet dhe thote ne pergjigje se prokurorët janë të pavaruar dhe nuk kontrollohen nga ky institucion.

“Pas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, prokurorët janë të pavarur në ushtrimin e funksionit të tyre. Aktivitetin procedurial të prokurorit e kontrollon vetëm gjykata.”

Prokuroria e Përgjithshme kujton po ashtu se hetimet për shkeljet disiplinore ndaj prokurorëve kryhen nga Inspektori i Lartë i Drejtesisë, ndërsa masat për shkeljet disiplinore të konstatuara i jep Keshilli i Lartë i Prokurorisë. Pas ndryshimit të akuzës nga prokurorja e ceshtjes se vrasjes ne pogradec, Inspektoriati i lartë i Drejtësisë ka nisur verifikim te procedurave për të parë nëse ka patur shkelje gjatë fazës hetimore. Për këtë ILD ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës. ILD kërkon të zbardhet mënyra se si u ndryshua akuza nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia” për 29 vjeçarin Denis Meçe dhe nëse pas këtij ndryshimi fshihen ndërhyrje të paligjshme apo jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!