Pogba vijon rikuperimin, shumë pranë rikthimit në fushë

schedule18:50 - 18 Gusht, 2022

schedule 18:50 - 18 Gusht, 2022

Pas zgjedhjes së terapisë konservatore për të shmangur operacionin, Paul Pogba punon për t’u rikthyer në dispozicion të Allegrit sa më shpejt të jetë e mundur.

Programi alternativ i punës mes palestrës dhe pishinës po ecën pa probleme, shkruan gazzetta.it. Francezi së shpejti do të rikthehet në fushë.

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, ai tashmë mund të jetë në dispozicion të Allegrit për ndeshjen kundër Salernitana në 10-11 shtator dhe puna në fushën individuale duhet të fillojë së shpejti. /abcnews.al/