Poeti Arben Duka ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija” në ABC News. Ai u pyet nga moderatori Mustafa Nano nëse mendon se Enver Hoxha do mbetet në histori si një njeri i rëndësishëm.
Për poetin kjo është e padiskutueshme, por theksoi se nuk e di se si do të interpretohet kjo gjë. Ai u shpreh se edhe pse ka qenë kritik me sistemin komunist nuk e shan Enver Hoxhën sepse ka vdekur.
Mustafa Nano: Ti mendon se Enver Hoxha do mbetet në histori si një njeri i rëndësishëm?
Arben Duka: Pa diskutim. As nuk diskutohet. Ka hyrë në çdo enciklopedi të botës. Pastaj se si do të interpretohet atë unë nuk e di.
Mustafa Nano: Ka qenë diktator?
Arben Duka: Patjetër. Shteti i diktaturës së proletariatit.
Mustafa Nano: Kjo është OK për ty?
Arben Duka: Ç’vlerë ka që është apo s’është për mua? Ajo ka ndodhur ato vite dhe ka funksionuar. Problemi është që unë nuk kam qenë ndonjëherë komunist me teserë as atëëherë, as tani. Kam qenë shumë kritik me atë sistem, por nuk e shaj Enver Hoxhën sepse ai ka vdekur se nuk jam legen./abacnews.al