Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Podium “parizien”, Kylian Mbappe është futbollisti më i paguar i Evropës

schedule12:27 - 5 Maj, 2023

schedule 12:27 - 5 Maj, 2023

I konsideruar si një nga lojtarët “më të mirë” në botë, Kylian Mbappe është dhe gjithashtu më i shtrenjti, të paktën përsa i përket Evropës, me 24-vjeçarin, që merr plot 72 milionë euro në sezon te “gjigandët” e PSG.

Podium i “më të shtrenjtëve” të Evropës plotësohet sërish nga lojtarë të PSG, me vendin e 2-të që zihet nga “fantazisti” Neymar, i cili fiton 44.1 milionë euro në sezon, ndërsa në vendin e tretë është “pleshti”, Leo Messi, me 7 herë fituesin e “Topit të Artë” që merr plot 40.5 milionë euro në sezon.

Në vendin e 4-rt edhe pse surprizues ndodhet Eden Hazard, me belgun e “galaktikëve” të Real Madrid, që u kushton këtyre të fundit plot 27 milionë euro në sezon, shifër kjo stratosferike për një lojtarë që deri në këtë pikë të La Liga-s ka luajtur vetëm 133 minuta. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!