Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pochettino “piketon” portugezin, Chelsea kërkon të mbajë Joao Felix në “Stamford Bridge”

schedule23:46 - 28 Prill, 2023

schedule 23:46 - 28 Prill, 2023

Përplasja e Joao Felix me tekniku Diego Simeone në kohën kur ishte pjesë e Atletico Madrid, e detyroi “fantazistin” të transferohej te Chelsea gjatë merkatos së dimrit, në një huazim të thjeshtë deri në fundin e sezonit, mirëpo bordi i “bluve” duket është “dashuruar” me performancat e Felix dhe tashmë duan të nënshkruajnë përfundimisht me 23-vjeçarin.

Sipas mediave angleze, vetë tekniku i ardhshëm i Chelsea, Mauricio Pochettino ka dhënë miratimin për nënshkrimin e portugezit, me Felix që pëlqehet shumë nga tekniku argjentinas edhe pse nuk ka shkëlqyer në pjesën e dytë të sezonit me “blutë”.

Ndërkaq, kujtojmë se “fantazisti” portugez ka shënuar deri më tani vetëm 2 gola në 16 ndeshjet e tij me “blutë” e Londrës, si në kampionat ashtu dhe në Champions League, ndërsa kujtojmë se që prej ardhjes së Frank Lampard në stolin e “bluve”, Felix ka startuar vetëm në ndeshjen e parë ndërsa në të tjerat është futur në fushën e lojës si zëvendësues. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!