Pochettino: Mbappe pyet për Spanjën e Anglinë! Ju tregoj ç’më tha para Barçës

schedule15:54 - 27 Prill, 2021

schedule 15:54 - 27 Prill, 2021

Maurizio Pochettino, trajneri i PSG, ka folur së fundmi para ndeshjes me Manchester City në Champions League dhe gazetarët kanë dashur të dinë më shumë mbi raportin e tij me Kylian Mbappe, i lidhur me klube si Liverpool e Real Madrid.

“Kylian e do futbollin, atij i pëlqen të flasë për futbollin. Ai pyet për Anglinë, si është loja atje, mentaliteti dhe kultura. Gjithashtu pyet edhe për Spanjën dhe Argjentinën. Ai shikon çdo ditë ndeshje nga Anglia, Franca, Italia dhe Gjermania”, thotë argjentinasi fillimisht.

Më tej ai shton: “Kylian është 22 vjeç, por është shumë i pjekur, ka besim te talenti i tij dhe është i hapur për t’u përmirësuar. Ai mund të flasë frëngjisht, anglisht dhe spanjisht. Flas me të në anglisht dhe spanjisht, më shumë në anglisht.

I kërkova një ditë të praktikoja frëngjishten time me të, që të përmirësohem. Ai më tha se është më mirë për të që ta flasim në anglisht. Atij i pëlqen shumë të praktikojë gjuhë të ndryshme.

Para ndeshjes së parë në Champions kundër Barcelonës në Spanjës, i thashë se kisha fituar një herë atje me Espanyolin. Ai më tha direkt se nesër do të ishte fitorja e dytë. E pyeta nëse ishte i sigurt dhe më kërkoi të mos shqetësohesha. pas ndeshje më thoshe, ‘Të thashë, të thashë”. /abcnews.al