Pochettino: Ëndërr të drejtosh Real Madrid, Barcelona nuk më bëri ofertë

schedule21:56 - 18 Shtator, 2020

schedule 21:56 - 18 Shtator, 2020

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Maurizio Pochettino, është ende i “papunë” dhe në pritje të një oferte tunduese. Strategu argjentinas ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka shpjeguar situatën e tij aktuale.

”Mua nuk mu ofrua drejtimi i Barcelonës. Nuk kam folur as me PSG-në dhe as me Interin. Por nuk dua të gënjej, kisha oferta nga Monaco dhe Benfica.

Do ishte ëndrra e të gjithëve të drejtosh Real Madridin. Ata janë ekipi më i mirë në botë. Më pëlqen të shikoj Leeds United, pasi ato luajnë shpejt, më pëlqen Tottenham gjithashtu, për dashurinë që kam për atë klub. Më pëlqen edhe Liverpool, për talentin që kanë futbollistët”, u shpreh Pochettino./abcnews.al