Po vjen “Flurona”, vendet më të sigurta dhe ku renditet Shqipëria?

schedule09:47 - 7 Janar, 2022

schedule 09:47 - 7 Janar, 2022

Nën kërcënimin e mutacionit “Omicron” dhe “Flurona”-s që është kombinimi i gripit me koronavirusin,  njerëzit në mbarë botën po nxitojnë të vaksinohen. Varianti i ri i koronavirusit ka alarmuar qeveritë, ekspertët dhe qytetarët, pasi vaksinimi është arma kryesore kundër pandemisë, siç kanë theksuar vazhdimisht shkencëtarët.

Cilat vende po e fitojnë bastin e vaksinimit?

Sipas “Our World In Data”, ekziston një hartë interaktive që tregon se cilat vende janë në rrugën e duhur për të vaksinuar plotësisht 70% të popullsisë së tyre deri në mesin e vitit 2022. Parashikimet bazohen në mbulimin e fundit të vaksinimit të secilit vend dhe numrin e njerëzve që janë vaksinuar plotësisht në 14 ditët e fundit.

  • -Blu e thellë janë vendet me mbi 70% tashmë të vaksinuar plotësisht.
  • -Me të kuqe janë ato vende që nuk janë në rrugën e duhur për 70% të të vaksinuarve plotësisht.
  • -Me blunë e zbehtë janë vendet që janë në rrugën e duhur për 70% të të vaksinuarve plotësisht.
  • -Në të bardhë është për vendet ku nuk ka të dhëna.

Po ku ndodhet Shqipëria?

Pozicioni i Shqipërisë në hartë është me ngjyrë të kuqe, kategori ku futen vendet që nuk janë në rrugën e duhur për të vaksinuar 70% të qytetarëve deri në mesin e vitit 2022.

Ndër vendet “e kuqe” gjithashtu janë Polonia, Hungaria, Rumania dhe Ukraina, ndërsa Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet që kanë vaksinuar tashmë më shumë se 70%. Të dhënat janë përditësuar deri të martën, 4 janar./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!