“Po të kishte dinjitet do të…” Ferdinand Xhaferaj akuza Lulzim Bashës: Bën lojëra me qeverinë

schedule21:18 - 11 Mars, 2024

schedule 21:18 - 11 Mars, 2024

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinad Xhaferaj, i ftuar në “Real Story”, tha se Lulzim Basha bën lojëra e tij me qeverinë. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama, përmes Lulzim Bashës, ka ngritur strukturën e tij brenda opozitës.

Pjesë nga diskutimi në “Real Story”:

Xhaferaj: Strukturën që ka ngrit Edi Rama edhe brenda për brenda opozitës.

Pyetje: Edhe brenda në opozitë ka futur duart Edi Rama?

Xhaferaj: Po pse, çfarë mendoni ju me Lulzim Bashën… Në qoftë se Basha do ishte me minimumin e dinjitetit, PD e projektoi për një gjë të madhe, e mori ministër, kryetar bashkie në Tiranë, si lider opozite, në momentin e parë nuk kishte pse u sillte për gjëra kaq të vogla, qëndronte deputet aty në opozitë dhe nuk ishte fundi i botës, sepse u projektua për të qenë kryeministër i Shqipërisë dhe tani bën lojëra me qeverinë dhe nuk janë fare normale/ abcnews.al