Po shkëlqen te Bologna, flet trajneri: Na ka suprizuar të gjithëve

schedule13:43 - 14 Shkurt, 2020

schedule 13:43 - 14 Shkurt, 2020

Ndihmës trajneri i Bolognës, Emilio De Leo, ka deklaruar se Musa Barrow i ka suprizuar ata. Sulmuesi anësor i cili ka ardhur nga Atalanta është përshtatur shumë shpejt me ekipin e ri. Barrow është në huazim nga bergamaskët për 1 një vit e gjysmë dhe më pas mund të blihet për shumën e 13 milionë eurove.

“Jemi habitur nga qetësia e tij. Nëse e shikojmë nga ana taktike, ai është gjithmonë gati dhe ka punuar shumë mirë në sezonet e fundit. Të gjithë lojtarët tanë e kanë pritur shumë mirë ardhjen e tij dhe Barrow përshtat shumë shpejt me ekipin,” deklaron De Leo.

Bologna po kalon një moment shumë të mirë dhe në tre ndeshjet e fundit ka grumbulluar 9 pikë. Ndeshja e radhës është kundër Genoas dhe sipas zëvendës trajnerit, nisja e lojë si favorit nuk do të jetë një problem për ta. “Ne jemi të fokusuar te ndeshja. Po i marrim ndeshjet një nga një dhe në çdo ndeshje do të japim maksimumin tonë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë përpara,” mbyll ndihmës trajneri. /abcnews.al