Një 45-vjeçar ka ngelur i dëmtuar pasi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga skela ku punonte për restaurimin e çatisë së Teqesë së Koshtanit, që ndodhet në zonën rurale në Memaliaj.
Vilson Pata është transportuar drejt Spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, ndërsa pritet që të niset drejt Tiranës.
Pritet edhe komunikatë nga policia për këtë ngjarje aksidentale./abcnews.al



