“Po punojmë për hekurudhën Durrës-Prishtinë”, Rama: Projekt i përbashkët i dy qeverive

schedule16:42 - 10 Qershor, 2024

schedule 16:42 - 10 Qershor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Kosova se hekurudha Durrës-Prishtinë është në rrugën e duhur. Ai e konsideroi një projekt të përbashkët të dy qeverive.

Sipas Ramës, rëndësi ka që Shqipëria e 2030 të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë i hapur.

“Ky është një projekt që e kemi në trajtim bashkë me qeverinë e Kosovës, ne punojmë bashkë dhe të tjerat janë barcaleta. Në thelb ne punojmë bashkë dhe hekurudha i është nënshtruar një analize. Do duhet të presim studimin dhe pastaj do fillojmë procesin e financimit.

Rëndësi ka që Shqipëria e 2030 të jetë një vend ku kantieri i hekurudhës Durrës-Prishtinë të jetë i hapur. Është një projekt i përbashkët i dy qeverive”, tha kryeministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!