“Po përdorin një armë të re”: Ambasadori i Iranit publikon foto nga kampi i MEK në Shqipëri

schedule16:41 - 21 Tetor, 2019

schedule 16:41 - 21 Tetor, 2019

Ambasadori iranian në Londër, Hamid Baeindinejad, ka postuar në Twitter një foto, ku thotë se si po punohet nga organizata e muxhahedinëve në Shqipëri për të manipuluar opinionin publik.

“Kjo foto është zbuluar së fundmi në organizatën MEK në Shqipëri. Shumë prej anëtarëve civilë të organizatës kanë adoptuar armë të reja. Ndër to janë edhe këto superkompjutera, me anë të të cilave po përpiqet të manipulohet opinioni publik”,  shkruan Baeedinejad.

 

Në Shqipëri janë strehuar rreth 3 mijë muxhahedinë. Muxhahedinët iraniane është një lëvizje opozitare në mërgim, që synon rrëzimin e republikës islamike të Iranit.

Ajo njihet ndryshe me emrin MEK. Lëvizja u themelua në vitin 1965 nga një grup studentësh të majtë dhe qëllimi ishte të rrëzonin Shahun e Iranit. Kur Shahu u rrëzua, nisi një përplasje tjetër: mes muxhahedinëve dhe fondamentalistëve të Ajatollah Khomeinit që morën pushtetin./abcnews.al