Në ditën e pestë pas tërmeteve që tronditën disa fshatra të Korçës, situata vijon të paraqitet e vështirë, pavarësisht ndihmës së strukturave shtetërore. Banorët ankohen për shërbimin e ekipit mjekësor dhe ushqimet.
Një banor i Qafëzezit po debaton me mjekët e zonës pasi pretendon se nuk ka marrë ndihmën e shpejtë nga ekipi mjekësor.
Mjeket thonë të kundërtën.
Familjet që jetojnë në çadra ose në ambiente të tjera të përshtatura për strehim ankohen se ushqimet u vijnë në pako dhe nuk mund t’i gatuajnë.
Banoret thonë se kjo situate nuk mund të vazhdojë gjatë.
Në Qafzez janë 19 shtëpi të pabanueshme dhe 71 të dëmtuara lehtë nga tërmeti i pesë ditëve më parë.
Mesditën e së mërkurës Kryeministri Edi Rama ishte në një tjetër zonë të prekur nga tërmetet në fshatin Floq. Rama takoi banorët të cilët janë strehuar në çadrat e emergjencave civile./ABC News Albania 24/7

