“Po na detyrojmë të bëhemi skllave seksi”, rrëfimet tronditëse të infermiereve ruse në Ukrainë

schedule11:59 - 29 Mars, 2023

schedule 11:59 - 29 Mars, 2023

Infermieret ruse që shërbejnë në Ukrainë janë nën presion të madh nga oficerë të tjerë për të qenë “skllave seksi”, sipas një veteraneje rus, sipas New York Post .

Gazeta amerikane citon një intervistë të dhënë nga gruaja në fjalë për organizatën e pavarur të lajmeve Radio Evropa e Lirë, ku ajo përshkruan strategjinë e ndjekur nga burra të fuqishëm në ushtrinë ruse për të shfrytëzuar bashkatdhetarët e tyre, por edhe “torturën” që i pret për ato që refuzojnë t’i nënshtrohen.

Gruaja, e përmendur në intervistë me pseudonimin “Margarita” , tha se ajo ka qenë duke marrë ilaçe kundër depresionit për dy muajt e fundit, për shkak të përvojave traumatike që ka jetuar në Ukrainë.

Ajo ka ende makthe dhe atak paniku. Margarita, një nënë beqare që jeton në qytetin e Belgorod me fëmijët e saj doli në pension në vitin 2017 pas 11 vitesh shërbim.

Megjithatë, verën e kaluar, ajo mori vendimin për të punuar vullnetare në Ukrainë si infermiere për të siguruar jetesën për familjen e saj. Sipas gruas, me të mbërritur në Nizhny Novgorod, një kolonel që komandonte një togë të blinduar “e vuri re” dhe filloi menjëherë të përpiqej ta bindte atë që të bëhej “gruaja e tij e fushëbetejës”, një rol jozyrtar për gratë në ushtri, të cilat zakonisht gatuajnë, pastrojnë dhe ofrojnë shërbime seksuale për oficerët meshkuj”

Por ajo e kundërshtoi.  I vendosur për ta bërë ta paguante, oficeri rus urdhëroi vartësit e tij që t’ia vështirësonin jetën, raporton abcnews.al.

“Për një muaj kam fjetur jashtë. Ndërsa të tjerët e kalonin natën në çadra apo shtëpi, unë flija në tokë, pranë një rruge, në një pyll të vogël”.

Infermierja ruse shpjegon se qëllimi i torturës së saj ishte ta bënte atë të dorëzohej dhe të pranonte të bënte seks me kolonelin, por ajo nuk e bëri, dhe për këtë arsye u dërgua në vijën e parë si “hakmarrje”.

Sipas Margaritës, në togën e saj kishte gjithsej shtatë gra, nga mosha 23 deri në 38 vjeç , shumë prej tyre ishin të martuara dhe të gjitha ishin nën presion nga oficerët.

“Kur mbërritëm atje, askush nga ne nuk e dinte se çfarë po ndodhte sigurisht. Sapo e kuptuam, nuk kishte kthim prapa”, tha ajo.

Margarita përshkruan dhunën e tmerrshme ndaj grave ruse në Ukrainë. Në njërën prej tyre, ajo tha se pa një oficer të dehur që qëlloi  një infermiere të quajtur Svetlana.

“Ata e bënë të dukej sikur ishte vepër e ukrainasve ”, tha ajo.

Për të fshehur situatën, oficeri qëlloi veten në krah, duke thënë se u plagos duke u përpjekur ta mbronte dhe  doli nga spitali gati 3 javë më vonë. Para se të qëllonte veten, oficeri në fjalë “po godiste Svetlanën me dorezën e armës përpara njerëzve të tjerë ”, kujton Margarita.

E njëjta grua, e martuar, më vonë u detyrua të thërriste burrin e saj dhe t’i tregonte për marrëdhëniet seksuale që kishte me oficerin, sepse kishte frikë se mund të ngelte shtatëzënë, raporton abcnews.al.

Por sipas saj, ka dhe shumë vajza të tjera që e pranojnë për të pasur kushte më të mira. Disa që refuzuan të dërgoheshin në vijën e frontit u burgosën të zhveshura në bodrume të njoma dhe të mbushura me minj.

Nëse kjo metodë dështonte, aplikonin një më “efektive”, thotë Margarita. “I detyronin të hapnin varret e tyre. Ata hapën një gropë dhe shtriheshin në të. Të tjerët, nën kërcënimin e armëve, i hidhnin dhe. As koka e tyre nuk dallohej.

Pastaj togeri kalonte dhe qëllonte gropat një nga një.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!