“Po mësoj anglishten nga The Simpsons”, habit mesfushori spanjoll

schedule23:05 - 28 Maj, 2020

schedule 23:05 - 28 Maj, 2020

Mesfushori spanjoll, Pablo Fornals, u transferua verën e shkuar nga Villareal te West Ham, aty ku pritej të shkëlqente në Premier League. Disa ndeshje të mira, por shumicën e aventurës së tij në Londër e ka kaluar në infermieri, pasi ka vuajtur nga disa dëmtime.

Gjithsesi, optimizmi mbetet i lartë nga drejtuesit e klubit për shpërthimin e 22 vjeçarit, pasi talenti i tij dihet dhe u pa qartësisht kur mbante fanellën e “Nëndetëses së Verdhë”.

Fornals ka folur për disa tema në faqen zyrtare të West Ham, ku tregoi vështirësitë e sezonit të parë, situatën e krijuar nga pandemia Koronavirus dhe tha një batutë shumë të bukur, kur u pyet se si po e mëson gjuhen angleze.

 

Pablo Fornals me fanellën e West Ham

“Para izolimit për shkak të pandemisë, kam folur shumë me motrën time, pasi ajo ka studiuar anglisht në Universitet. Kështu që flisnin herë pas here, por e kisha shumë të vështirë.

Po mundohem të shoh disa filma anglisht, që të përmirësohem sa më shumë. Tani që jam në izolim, kam parë të gjitha seritë e The Simpsons. Kam kuptuar se vetëm kështu mund të mësoj gjuhën angleze”, tha mes të tjerash Fornals./abcnews.al

 

Pablo Fornals me fanellën e Villareal