Po kthehej nga puna, makina përplaset me pemën dhe bëhet copë copë, vdes i riu shqiptar në Itali

schedule22:51 - 29 Nëntor, 2020

schedule 22:51 - 29 Nëntor, 2020

Jeta e një 22-vjeçari shqiptar fatkeqësisht u pre në mes si pasojë e një aksidenti që ndodhi në mesditë në Itali. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 në Ferrara, ndërsa viktima është Gevis Muhaj.

I riu shqiptar, sipas medieve italiane punonte mekanik dhe në drekë po kthehej për në shtëpi, kur në të dalë të një kthese humbi kontrollin e makinës së tij tip “Ford” duke u përplasur me një pemë. Goditja ishte fatale për shqiptarin që humbi jetën në vend./ db/Abcnews.al