Aktorja turke Gizem Guven dhe futbollisti Caner Turp u kurorëzuan në martesë javën e kaluar. Menjëherë çifti u nisën në muajin e mjaltit dhe duket se po shijonin ditët më të lumtura të tyre.
Mirëpo së fundmi ata kanë marrë një lajm të hidhur. Futbollisti ka bërë të ditur se gjyshi i tij është ndarë nga jeta.
Caner ka publikuar në Instagram një foto të gjyshit të tij dhe u shpreh se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen që ndjen.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj çfarë ndjej. Ne humbëm gjyshin tonë të dashur. Qofsh i parajsës gjyshi im. U prehsh në paqe… të dua shumë”, shkruajti futbollisti.
Gjithashtu edhe aktorja shprehu ngushëllimet e saj me një status. “Gjyshi i Canerit u nda nga jeta për shkak të një ataku kardiak. U prehsh në paqe. Më kishte mbetur vetëm një gjysh. Ti ishe pranë nesh një javë më parë”, u shpreh Gizem. l.k./abcnews.al