Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani hedh poshtë akuzat për sulm me raketa ndaj Izraelit pas armëpushimit

schedule11:18 - 24 Qershor, 2025

schedule 11:18 - 24 Qershor, 2025

Autoritetet iraniane kanë mohuar me vendosmëri pretendimet e Izraelit se Teherani ka lëshuar raketa drejt territorit izraelit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se këto akuza janë të pabazuara dhe përbëjnë, sipas zyrtarëve iranianë, një pjesë të një fushate dezinformuese që synon të dëmtojë imazhin e Iranit në arenën ndërkombëtare.

Reagimi zyrtar i Teheranit vjen pasi Izraeli deklaroi se kishte zbuluar lëshimin e disa raketave nga territori iranian në drejtim të veriut të Izraelit, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së arritur për armëpushim./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!