“Po iki për pushime me familjen”, shqiptarit i gjenden 11 kg kokainë në valixhe

schedule12:49 - 26 Maj, 2023

schedule 12:49 - 26 Maj, 2023

Një 40 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi po shkonte me pushime me familjen por që me vete kishte edhe 11 kilogram kokainë.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari kishte theksuar se do të shkonte me pushime me familjen në Sardenjë.

Pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij, ku ishte dhe bashkëshortja dhe dy vajzat, atij i është gjetur nga karabinierët e Livornos valixhja me 11 kilogramë kokainë.

Mjeti i shqiptarit u ndalua në momentin që ishte duke hipur në tragetin e radhës për në Sardenjë, teksa ishte duke shkuar për pushime me familjen.

Sipas mediave italiane, droga ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur fëmijët e tij.

Duke marrë parasysh një vlerë mesatare prej 80 euro për gram që kokaina shitet në rrugë, vlera e drogës së sekuestruar do të arrinte fitime deri në 880 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!