“Po bëjmë gjithçka për lirimin e pengjeve”, Macron: Ja kur do të shkoj në Izrael. Të luftojmë kundër terrorizmit

schedule11:29 - 17 Tetor, 2023

schedule 11:29 - 17 Tetor, 2023

Presidenti i Francës në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama u pyet nga gazetarët francez në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe mundësisë që Macron të bëjë një vizitë në Izrael, pasi shumë liderë të tjerë kanë udhëtuar.

Macron tha se Franca po bën gjithçka për lirimin e pengjeve atje dhe po ashtu shtoi se terrorizmi duhet luftuar.

Sa i përket vizitës, ai theksoi se kjo do të ndodhë sapo të ketë një agjendë të dobishme.

“Sikurse ju të gjithë e kam parë këtë video që dua t’i them familjes mbështetjen tonë, dashurinë tonë dhe dua t’ia them këtë gjithë familjeve që kanë fëmijë që i janë marrë peng.

Ministri është takuar me familjet, Franca është mobilizuar plotësisht për të bërë gjithçka për lirimin e tyre. Kemi kontakte me autoritet izraelite dhe Hamasit për të arritur çlirimin e pengjeve.

Franca  i ka dënuar gjithmonë këto ngjarje, por marrje e pengjeve civilë është e neveritshme dhe e papranueshme.

Negociata vazhdojmë orë pas ore, dua t’i them familjeve që bëjmë gjithçka që kemi në dorë për çlirimin e pengjeve.

Kam biseduar me presidentin e Palestinës dhe drejtuesit e zonës dhe kam 10 ditë që e bëj këtë, kam shprehur solidaritetin tonë për Izraelin dhe shpreha mbështetjen që Izraeli të mbrohet.

Së fundmi kam kërkuar respektimin e të drejtave humanitare. Qëndrojmë vigjilent dhe të angazhuar. Unë do të shkoj në këtë Rajon , sapo të vlerësoj që kemi agjende të dobishme  për të zhvilluar atje.

Vullneti është që do të shkoj atje kur të kemi një marrëveshje konkrete, qoftë për përshkallëzimin, qoftë edhe gjendjen humanitare.

Ky moment i vështirë për popullin izraelit, civilet palestinez dhe gjithë zonën, tregon se ata që besuan se kjo ështe çështje ekonomike, harruan që ishte edhe politike.

Ndoshta vitet e ardhshme do të shkoj në Rajon. Mbështes vullnetin e Izraelit për t’u mbrojtur nga grupet terroriste. Kjo duhet të jetë e përputhshmëri me të drejtën humanitare.

Jemi përpjekur të dallojmë Hamasin nga autoritetet palestineze dhe civilët palestinez” tha Macron./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!