“Plumbi i Artë”/ Gjykata lë në burg avokatin Alban Bengasi: Pagoi 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas

schedule13:42 - 8 Shtator, 2023

schedule 13:42 - 8 Shtator, 2023

Avokati Alban Bengasi që akuzohet se porositi Nuredin Dumanin për rrahjen dhe më pas vrasjen e ish gruas së tij do të qëndrojë në masën e sigurisë arrest në burg.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit teksa po kthehej nga Dubai. Në seancën e kësaj të premte, ku u njoh me masën e sigurisë caktuar më herët në mungesë, Bengasi ka mohuar të këtë lidhjë më ato se çfarë ka rrëfyer Nuredin Dumani. Ai e ka cilësuar si mashtrues bashkpuntorin e drejtësise, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmagur hetimit.

Por, prokurori Behar Dibra në senacë kërkoi shpjegimi nga Bengasi se përse ai u largua një javë pasi dolën masat e arrestit dhe përse u kthye në Shqipëri në momentin që dosja kaloi për gjykim.

Alban Bengasi sqroi se në çdo pozicion pune që ka mbajtur nga oficer i policisë gjyqësore e deri tek avokat, e ka bërë me ndërshmëri dhe pa asnjë kompromis.

Emri i tij doli në skenë pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Ai deklaoi se avokati Alban Bengasi, fillimisht i kishte kërkuar që ish bashkëshortja e tij të dhunohej në mënyrë barbare e më pas të vritej. Dhe për këtë krim kishte ofruar 120 mijë euro. Sipas Dumanit, Bengasi donte të hakmerrej me ish bashkëshorten me argumentin se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Por këtë “punë” Dumani thoshte se nuk e pranoi ta bënte vetë, pasi nuk i pëlqente të rrihte gra, prandaj porosinë ua kaloi Eljo Bitrit dhe një djali tjetër për të cilin tregonte se nuk i kujtohej kush ishte.

Ndërsa për shumën prej 120 mijë eurosh, Dumani tregonte se kjo ishte një vlerë e vogël, pasi bëhej fjalë për vrasjen e një gruaje, duke mos pranuar ta merrte përsipër.

Edhe më herët, Alban Bengasi ka qenë i arrestua për dhunë në familje, pasi kishte dhunuar ish bashkëshorten, duke thyer edhe urdhrin e mbrojtjes.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!