Dosja “Plumbi i Artë”. Erion Alibej po dëshmon për herë të parë në gjyq. Alibej është një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë. Në dëshminë e siguruar nga ABC News, mësohet se ai ka thënë se kishte përhapur fjalë se do të paguante 200 mijë për t’i dorëzuar të gjallë Talo Çelën. Gjithashtu ka rrëfyer edhe se si është njohur me Nuredin Dumanin
“Jam me arsim të lartë, kam qenë i dënuar në Itali ndërsa në Shqipëri me dëshmi penaliteti rezultojë i pastër. Me 29 dhjetor te 2018-ës në një atentat që ne si familje e quajmë kamikaz….Me Nuredin Dumanin jam njohur pasi u lirova nga paraburgimi i Elbasanit, nga fillimi i 2020-es, Arjan Spahiu kishte kontakt me ane te një personi qe quhej “fati”, kam qen përdorues i enkro chat dhe sky ecc, Arjani me tha qe Nuredin Dumani kishte kërkuar vet me u taku me mua sepse gjatë kësaj periudhe kisha hedh si fjale ne rruge apo ne shoqëri që për Talo Çelën jepja 100 mije euro për ta vrarë dhe 200 mijë kush ma sillte të gjallë. Për Nuredinin bëra kërkime kisha çdo informacion, erdhi tek pallati në një shpi me qira që kisha marë për djemtë e dajës tim, për 2 ore e 48 minuta, e regjistrova bisedën me Nuredin Dumanin, me shpjegoi se kishte dëgju që kerkoja Talo celen dhe me thot qe eshte ne dijeni dhe Festim Qoli, i thash ok, nis bisedën duke i shpjeguar kush janë ekzekutorët e familjarëve të mi”, ka thënë Alibej.