Irani i përgjigjet deklaratave të Trump: Nuk negociojmë nën presion. Çdo kërcënimi do t’i kundërpërgjigjemi

schedule17:35 - 18 Qershor, 2025

schedule 17:35 - 18 Qershor, 2025

Irani i është përgjigjur reagimeve të presidentit Trump, duke thënë se nuk do të ketë negociata nën presion.

Më tej në reagim siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Irani ka thënë se asnjë zyrtar iranian nuk ka kërkuar ndonjëherë të përulet para portave të Shtëpisë së Bardhë”.

“Irani nuk negocion nën presion. Nuk do të pranojë paqe nën presion dhe sigurisht nuk do të pranojë paqe me një ish-komandant lufte që qëndron në qendër të vëmendjes. Irani do t’i përgjigjet çdo kërcënimi me kundërsulm dhe çdo veprimi me masa reciproke”, thuhet në reagim.

Më herët presidenti Trump nuk e përjashtoi mundësi e një sulmi ndaj Iranit, duke thënë se “mund të ndodhë, por edhe mund të mos ndodhë një gjë e tillë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!