Gazetarja Albina Haliti tregoi për ‘Balkan Update’ zhvillimet e fundit në spektrin e drejtësisë dhe politikës në Kosovë.
Haliti tha se Bislimi dhe ministra të tjerë të Kurtit kanë shkelur procedurat dhe janë në hetim.
Më tej, Haliti tha se është një dosje e madhe që kërkon angazhimin e ekspertëve dhe se bashkëpunimi i zyrtarëve është i detyrueshëm pasi ka dyshime për favorizime.
“Lidhja që ka pasur Bislimi, është edhe zëvendës ministër për integrimin dhe është në profilin e tij që duhet të merrej me këtë kontratë që ka qenë një prej kërkesave kryesore të BE. I është bërë presion dhe ministrit në detyrë që të vazhdojnë këto procedura.
Bislimi ishte në cilësinë e dëshmitarit, do të ketë zyrtarë të tjerë, të dikastereve të tjera që do të thirren nga prokuroria zyrtare. Është një dosje e madhe që kërkon angazhim të ekspertëve të fushës. Një bashkëpunim i tillë i zyrtarëve është i obligueshëm sepse janë shkelur disa procedura dhe ka dyshime që është bërë favorizim.” / abcnews.al


