Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plotësimi i komisioneve parlamentare/ Arrihet dakordësia, PD çon emrat brenda dy ditësh, PS Peleshin në Këshillin e Legjislacionit

schedule12:12 - 22 Shtator, 2025

schedule 12:12 - 22 Shtator, 2025

Mes debatit e mosdakordësisë, ka një fije dakordësie. Konferenca e Kryetarëve përfundoi pa vendime, por me premtime.

Mazhoranca do çojë Peleshin në Këshillin e Legjislacionit, për t’i zgjuar shpresat opozitës se do mund ta shkarkojë.

“Kërkesat janë të pabaza. Por kryetari i Kuvendit ka autorizuar për thirrjen e Këshillit të Legjislacionit, madje e drejton deputetja e PD, Greta Bardeli. E më pas dalin raporte. Për mua, s’ka shkelje.”



Por nëse opozita nuk sjell emrat e komisioneve parlamentare deri të mërkurën, atëherë do i shohë sërish pasojat e bojkotit.

“Rregullorja e parashikon që komisionet mbahen edhe vetëm me anëtarë të mazhorances, edhe komisionet që i drejton opozita”.

Këtë mesazh e kuptuan shpejt Gjekmarkaj dhe Blushi. Debat do bëjnë, por komisionet do i mbushin.

Gjekmarkaj: Do i mbushim hapësirat parlamentare.

Blushi: Të jeni të bindur se të mërkurën do çojmë emrat”

Nga bojkoti sigurisht humb vetëm opozita. Pasi në të gjitha rastet, mazhoranca socialiste ka shumicën e anëtarëve në ccdo komision, kurse opozita do të humbiste edhe armën e saj të fundit, fjalën.

Por ata mesa duket kanë vetëm një frikë, Diellën. Gjekmarkaj paralajmëroi se herën tjetër qeveria mund të sjelli dhe një qen Rex si Ministër të Brendshëm. Dhe njëri u tremb vërtet.

Balla: Nuk e di pse z.Bardhi mungoi sot në mbledhje?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!