Plot 2.66 milionë euro, ky është Fiat-i më i shtrenjtë në botë

schedule12:17 - 29 Gusht, 2023

schedule 12:17 - 29 Gusht, 2023

Me një çmim prej 2.66 milionë euro, ky Fiat 8V Berlinetta Zagato i vitit 1953 u bë makina më e shtrenjtë e markës italiane.

Fiat e ka lidhur emrin e tij me modele komerciale dhe të përballueshme.

Kjo makinë e veçantë u hodh në ankand të shtunën e kaluar, në Monterey, nga RM Sotheby’s, për 2.9 milionë dollarë, që i korrespondon, sipas kursit aktual, 2.66 milionë euro.

Për të dhënë një ide më të mirë për veçantinë e kësaj makine të kompanisë me bazë në Torino, ajo është një nga 25 të prodhuara nga Zagato në atë kohë dhe ndoshta e vetmja e pajisur me këtë motor.

Më konkretisht, është një motor V8 1996 cc. me dy valvola për cilindër dhe dy karburatorë Weber. Raporti i kompresimit është 8,75:1 me fuqi maksimale që arrin 127 kf, që është dukshëm më shumë se 105 kf të versionit bazë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!