Platformë për fatkeqësitë natyrore/ Balluku: 35 milionë euro për mbledhjen e të dhënave për fenomenet e motit

schedule11:59 - 25 Nëntor, 2024

schedule 11:59 - 25 Nëntor, 2024

Ndryshimet klimatike janë transfomuar në një rrezik serioz për ekonominë shqiptare. Nisur nga Kjo zv.kryeministrja theksoi se duhet të përdoren të gjitha asetet ,teknologjia dhe inovacioni për të mundësuar parashikime të hershme meteorologjike dhe për të shmangur fatkeqësitë natyrore.

Zv.kryeministrja theksoi se vetëm pak ditë më parë situata hidrike në kaskadën e Drinit ishte një rrezik i cili u arrit të menaxhohej me sukses vetëm si rezultat i parashikimeve.

Të pranishëm në këtë nismë ishin edhe ministrja e Mjedisit dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Janë 35 mln euro që do të vihen në dispozicion të ngritjes së  këtij program ndërsa një aspekt i rëndësishëm  është modernizimi i infrastrukturës hidro-meteorologjike të Shqipërisë, përmes integrimit të pajisjeve dhe softuerëve të avancua./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!