Është tensionuar protesta e qytetarëve të Korçës. Gazetari Roland Beqiraj raporton se në një moment ka pasur përplasje të protestuesve me forcat e policisë, pasi këta të fundit tentojnë të lirojnë qarkullimin.
Sakaq, qytetarët vazhdojnë me thirrjet e tyre për uljen e çmimit të karburantit, por edhe produkteve të tjera. Aktualisht protesta është përqëndruar në qendër të Korçës, ndërsa pritet që të shpërndahet edhe në zona të tjera të qytetit.
Më herët sot, në Korçë u shënua një tjetër episod. Deputeti i grupit të Rithemelimit ë PD, Edmond Spaho, i cili i është bashkuar kësaj proteste u përplas me forcat e policisë.
Ndërkohë, paralelisht me atë që po ndodh në Korçë, një tjetër protestë është duke u zhvilluar në Tiranë. Studentët e Universitetit Bujqësor në Tiranë marshuan në këmbë drejt qendrës së Tiranës, ku fillimisht u ndalën përpara ministrisë së Arsimit. Ata do t’i bashkohen në orën 17:00 protestës së thirrur përpara Kryeministrisë. Ndërsa nesër në orën 11:00 në Tiranë është paralajmëruar një protestë më masive. g.v/abcnews.al