Plani/ Si ndahen kufijtë e Ballkanit, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën bën “kurban” një shtet tjetër

schedule18:48 - 15 Prill, 2021

schedule 18:48 - 15 Prill, 2021

Mediat sllovene kanë publikuar dokumentin “sekret” të kryeministrit Janez Jansha për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Dokumenti shoqërohet me hartën politike të rajonit dhe propozon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si dhe shpërbërjen e Bosnje dhe Herzegovinës, ku një pjesë e territorit i kalon Serbisë.

Në pjesën kryesore të dokumentit theksohet se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria, aktualisht kanë qeveri të qëndrueshme dhe se politikanët e tyre të zgjedhur, janë të aftë të marrin vendime strategjike.

Në propozimin slloven thuhet se në Kosovë, 95 % e popullsisë dëshiron të bashkohet me Shqipërinë.

Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet duke aneksuar një pjesë të Republika Srpska, dhe në këtë rast, Serbia është e gatshme të dakordësohet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas mediave, ky dokument i kryeministri slloven titullohet “Rruga e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor ” dhe i është dorëzuar në kabinetin e presidentit të Këshillit Europian Çarls Michel, në muajin shkurt.

Askush nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se zyrtari lartë i Brukselit ka marrë një dokument të tillë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!