Gazetari Artan Hoxha ka dejklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë në rrezik dhe historia për eliminimin e tij është e stisur.
Në emisioni “Pressing” në T7, Hoxha tha se personi i përfolur si snajperisti që do kryente vrasjen, Prek Kodra, nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe e ka mësuar pasi u publikuan të dhënat nga hakerat iranianë.
“Aksioni do kryhej gjatë 4 muajve. Do vritej zoti Haxha, më pas Xhavit Haliti dhe në shenjë hakmarrjeje edhe kryeministri i Kosovës. Ky informacion i ka shkuar Gledis Nanos nëpërmjet arkivës elektronike të Policisë së Shtetit. Një nga dokumentet që u publikua është kjo gjë. Aty bëhej gati e sigurt që nga Shqipëria po organizohet një ngjarje e tillë. Personi që ishte lokalizuar si ekzekutori i kësaj historie, Prek Kodra, relatohej si snajperisti më i mirë Shqiëprisë. I cili dyshohej për një atentat me spanjper në Rrëshen e në Elbasan. Dyshohet për atentatin ndaj Kastriot Reçit, që nuk është zbuluar as sot. Arma ka rezultuar e marrë në Kosovë.
Në atentatin tjetër të dështuar në Elbasan ndaj Ardjan Çapja. Po ta shikosh në këtë formë, ta mbushte mendjen që ky, se s’kishte as foto të Prekës, gjatë ditës së djeshme kam kontaktuar me të. Dhe sot kam menduar ta sjell apo jo në Kosovë.
Për mua është një histori e stisur. Albin Kurti është kryeministri i Kosovës, e pastë jetën e gjatë, nuk ka pasur asnjë fije rreziku që i vinte nga një shtetas i Shqipërisë. Personi i cili është vënë në epiqendër, është një gjahtar, kaq. Nuk është as snajperist, nuk ka qenë në forcat special të Republikës së Shqiëprisë, nuk ka qenë as i dënuar. Prek Kodra dje më ka treguar që është vënë në dijeni të kësaj historie ditën që është publikuar nga hakerat iranianë informacion që i ka shkuar drejtorit të Policisë së Shtetit”, tha Hoxha.