“Plani i rritjes, 1 miliard euro plus”, Rama: Kemi dritën jeshile për t’iu bashkuar BE. Shqiptarët asnjë kosto shtesë për transfertat

schedule11:23 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 11:23 - 30 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit që po lëmë pas. Ai ka deklaruar se plani i rritjes deri në 2027 është 1 miliard euro plus.

Rama ka thënë se Shqipëria ka dritën jeshile për t’iu bashkuar vendeve të Bashkimit Europian. Sakaq, ai ka theksuar se si anëtar në SEPA, shqiptarët nuk do të paguajnë asnjë kosto shtesë për transfertat nga BE.

“Këtë vit dhe ky është një fakt teje domethënës edhe pse me sa më rezulton sepse unë nuk jam një ndjekës i rregullt i lajmeve, Shqiperia ka dal pas 25 vjetësh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë së Europës. Nuk jemi më në monitorim të plotë, por jemi si ato vende që do ti bashkohen rrugës europiane.

Së treti, Shqipëria ia ka dal duke u futur në bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit. E them këtë me shumë krenari, ka qenë një proces jo i lehtë, një proces me këmbëngulje të vazhdueshme. Ka qenë një kontakt me zyrën e BE për të arritur që në procesin e integrimit të hyjë një fjalorin e ri. Në periudhën sot deri në 2027 do të thithim rreth 1 miliard euro plus dhe kemi dritën jeshile për tju bashkuar vendeve europiane. Me këtë plan rritje, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë nuk do të kenë asnjë pagesë ekstra për transferta sepse zyra është anëtare në SEPA.

Në një garë me disa vende Shqipëria ka fituar mundësinë të hapjes të hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë. Hapet në Tiranë si një sinjal kuptimplotë dhe si një vlerësim të Shqipërisë në hartën europiane”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!