Plani i Premier League për të mbyllur sezonin, pa tifozë dhe… falas!

schedule22:24 - 30 Mars, 2020

schedule 22:24 - 30 Mars, 2020

Premier League nuk ka ndërmend ta ndërpresë përfundimisht kampionatin dhe është gati të marrë edhe masa drastike. Një plan është draftuar dhe ka shkuar në tavolinën e drejtuesve të kampionatit anglez, të cilët kanë planifikuar një video-konferencë me drejtuesit e 20 klubeve të elitës angleze.

Ky plan, që do të diskutohet në video-konferencë, është i tillë: Futbolli të rikthehet në muajin maj, ndeshjet të luhen pa tifozë dhe të transmetohen falas në televizion. Kjo gjë do të sillte humbje të mëdha për Sky Sport, BT Sport, Amazon, NBC dhe shumë kompani të tjera, që kanë blerë të drejtat televizive.

Mbetet për tu parë nëse Premier League do të vendosë ta zbatojë këtë plan, por deri më tani, kjo duket si pista më e mundshme…/abcnews.al