Plani i Kategorisë së Parë: Finale në Burrel e Berat, luhet në dy ditë

schedule09:05 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 09:05 - 15 Dhjetor, 2020

Finalet në Kategorinë e Parë nuk mbarojnë. Grupi A është mjaft interesant, teksa një ditë më parë Dinamo u ngjit në krye pas fitores me Besëlidhjen. Blutë e kryeqytetit bëhen gati për një transfertë të vështirë, kundër Burrelit të dielën.

Të gjitha takimet e tjera zhvillohen të shtunën, teksa spikat Tomori-Besa në grupin B. Kavajasit me një fitore mund të parakalojnë Egnatian dhe të renditen në vendin e parë. Më poshtë ju sjellim të gjitha përballjet e javës së tetë të Kategorisë së Parë. /abcnews.al

Kategoria e Parë – Java 8
E shtunë, më 19 dhjetor, ora 13:30

Partizani B-Veleçiku
Besëlidhja-Oriku
Korabi-Erzeni
E diel, më 20 dhjetor, ora 13:30
Burreli-Dinamo

GRUPI B
E shtunë, më 19 dhjetor, ora 13:30
Tomori-Besa
Lushnja-Turbina
Pogradeci-Flamurtari