“Jam i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme. Jam i kënaqur me dy golat, kam ardhur këtu për të shënuar dhe fituar PSG është ekipi më i fortë në të cilin kam luajtur. Ndihem shumë mirë këtu dhe jam harmonizuar me shokët e skuadrës. Është krijuar një kimi e mirë midis nesh”, tha Icardi një ditë më parë për Canal Football Club.
Mesazhi është i qartë: sulmuesi nuk dëshiron të rikthehet tek Interi. Ndërkohë edhe PSG ka nisur të lëvizë. Francezët e kanë marrë në huazim nga Interi, ndërkohë që ka një klauzolë që në fund të sezonit mund ta blejë sulmuesin argjentinas.
Mediat në Itali raportojnë se në periudhën dhjetor-janar do të bisedohet për të bindur sulmuesin. Fjalën e fundit e thotë pikërisht ai, sikurse edhe është parashikuar në kontratë. Nuk mjafton që PSG të paguajë 70 milionë eurot tek Interi dhe ta bëjë tijin Icardin. / abcnews.al