Plagosje me armë zjarri në Malësinë e Madhe, arrestohet autori

schedule16:05 - 18 Shtator, 2023

schedule 16:05 - 18 Shtator, 2023

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në Malësinë e Madhe. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ku ishte plagosur me armë zjarri një 30 vjeçar.

Ndër të tjera se falë veprimit të shpejtë të policisë është bërë i mundur ndalimi i autorit të kësaj ngjarje një 55 veçar, i cili gjatë largimit kishte përplasur një automjet dhe kishte kanosur me fjalë drejtuesin e tij që kishte ndihmuar të plagosurin.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të plagosurit dhe autorit.

Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al