Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosje me armë zjarri në Durrës

schedule16:54 - 3 Nëntor, 2025

schedule 16:54 - 3 Nëntor, 2025

DURRËS-Një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Burime nga policia thonë për ABC News se i plagosur ka mbetur një 31-vjecar, i cili ka marrë plagë në këmbë.

Nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje ndërsa vetë i riu nuk ka dhënë detaje për policinë. Sipas bluzave të bardha 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!