Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, ku Besnik Selxhaferi, 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agron Delishi, 45 vjeç.
I plagosuri ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori është ndaluar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al