DETAJE/ Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, Ervin Nela u plagos nga kushëriri i tij. Si paraqitet gjendja shëndetësore

schedule12:41 - 11 Shtator, 2024

schedule 12:41 - 11 Shtator, 2024

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën Princ Vidi. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se i plagosur ka mbetur shtetasi Ervin Nela.

Ervin Nela është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela. Ai ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit.

Ndërkohë, hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin./abcnews.al