Plagosja në Shkodër/ Policia jep detaje: Kapen tre persona, mes tyre dhe autori i dyshuar

schedule21:40 - 13 Gusht, 2024

schedule 21:40 - 13 Gusht, 2024

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen me armë zjarri në Postribë, mbrëmjen e kësaj të marte.

Sipas bluve të Shkodrës, pas një sherri për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë Çel Shabaj, 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Kristian Kakia. Ky i fundit është vënë në pranga tashmë bashkë dy perSona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Autoritetet theksojnë se ndërhyrja në kohë e forcave “Shqiponja” parandaloi përshkallëzimin e konfliktit me armë zjarri./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!